Sporti

Shefi ekzekutiv i Atleticos konfirmon skuadrën e ardhshme të Antione Griezmann

06/12/2019 21:30
nga:M K

Ka qenë njëri nga emrat më të lakuar muajve të fundit.

Fjala është për yllin francez të Atletico Madridit, Antoine Griezmann, shkruan GazetaBlic.

Kampioni i botës me “Tre-kolorët” tash e një kohë të gjatë po përflitet sa i përket të ardhmes së tij, por tashmë duket se gjithçka është mbyllur.

Ishte shefi ekzekutiv i klubit nga kryeqyteti spanjoll, Miguel Angel Gil Marin, i cili në një intervistë dhënë mediave ka konfirmuar skuadrën e ardhshme të fantazistit, e që është Barcelona.

Ai gjithashtu shtoi faktin se marrëveshja ka qenë e mbyllur që në muajin Mars të këtij viti.

“Unë e di se ku do të luajë Antoine Griezmann: në Barcelonë. Kjo gjë është e ditur që prej muajit mars”, tha Gil Martin për Movistar.

/GazetaBlic/

05/16/2019 22:22

Griezmann publikon foton e shokut të ri të skuadrës dhe më pas e fshin