Lajme

Servil, rrenc e tradhtar- përplasje e ashpër mes VV-së e PSD-së

09/11/2019 20:55
nga:L H

Me përplasje ka filluar debati mes dy përfaqësuesve të Vetëvendosjes dhe PSD-së, Haki Abazit dhe Dardan Molliqajt, shkruan Gazeta Blic.

Ishte Molliqaj i cili filloi me kritika lidhur me atë se nuk po i dalin përballë zyrtarë të VV-së por me të po debatojnë aderime të reja të kësaj partie. Ai madje e akuzoi VV-në edhe për mungesë guximi.

“Haki Abazi nuk e përfaqëson Vetëvendosjen. Ata nuk guxojnë me dalë me folë me të tjerët. Unë po vi me tregu se kam qef me diskutu me ta”, ka thënë Molliqaj.

Mirëpo, për këtë ka reaguar Haki Abazi nga VV i cili ka akuzuar Molliqajn se nuk mund ta caktojë se kush mund të debatojë me të.

Madje, Abazi i tha Molliqajt se nuk mund të flas as për guximin e VV-së. Shtoi se Molliqaj i është bashkuar haraqit.

“Ti një servil, je një profiter”, i tha Molliqaj Abazit.

“Je në listën e rrenave. Je matrapaz politkan”, i tha Abazi Molliqajt.

“Je një rrenc dhe një tradhtar. Po e rren publikun në sy. Vendi ka ardhur në këtë pozitë për shkak të njerëzve si ty”, tha Abazi.

“Je përfitues i VV-së, a ta kanë premtu ndonjë vend në qeveri. Je vetëm një profiter siç ke qenë profiter i pasluftës”, iu drejtua Molliqaj Abazit në debatin televiziv në T7./Gazeta Blic