Lajme

Serbia ndalon Kombëtaren e Kosovës, vjen reagimi i Ramush Haradinajt

05/09/2018 09:23
nga:M H

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka dënuar ndalimin që Serbia i ka bërë Kombëtares së Kosovës në Karate për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian në Novi Sad.

“Është akt i papranueshëm që nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona”, ka thënë Haradinaj.

“Autoritetet serbe janë njoftuar më kohë nga Komiteti Olimpik i Kosovës për këtë udhëtim dhe pretendimi se ato nuk janë informuar me kohë është i paqëndrueshëm”.

“Këtë akt ndalese të shtetit serb, të dytin më radhë brenda një kohe të shkurtë, e konsiderojmë si veprim që sinjalizon se Serbia po qëndron në politikat nacionaliste të konfliktit dhe refuzimit në vend të bashkëpunimit”

12/14/2018 22:25

Haradinaj, për Ushtrinë: Sot duhet të gëzohet edhe Serbia!