Showtime

Sellma e bënë si kukull Luana Vjollcën

06/13/2018 22:32
nga:F.B

Jo çdokush është i/e lindur që të bëjë mrekulli, shkruan GazetaBlic.

Por ato vajza shqiptare që janë futur në dorën e grimueses, Sellma Kasumoviq e kanë shijuar mrekullinë që kjo artiste bënë me duart e saj.

© Luana Vjollca [instagram]

E këtë herë është këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca e cila ka publikuar një imazh në llogarinë e saj në “Instagram” me çka e ka falënderuar grimeren për artin e saj.

Luana siç duket e ka ndarë me ndjekësit një imazh që e ka shkrepur më parë gjatë xhirimeve të video-klipit të fundit që s’ka pak ditë që e ka bërë publik.

Me flokët e saja të lëshuara nga prapa, Luana ka shkëlqyer në këtë imazh përderisa grimi ka bërë që ajo të ngjasoj në një vajzë tejet joshëse sikur të ishte barbie.

© Luana Vjollca [instagram]

Theksojmë se bukuroshja me datë 8 Qershor të këtij viti ka sjellë dashamirët e saj  këngën “Mi dhe flak mallit tim” e që është bashkëpunim i kësaj të fundit me këngëtarin e mirënjohur, Bujar Qamili.

Deri më tani kjo këngë ka mbledhur gati 2 milionë shikime në YouTube dhe ka një video-spot të lezetshëm e me skena verore. / © GazetaBlic /

08/16/2018 11:24

Marina lavdëron Luanën, por i jep një epitet të çuditshëm