Lajme

Seanca e Kuvendit fillon me përplasje ndërmjet Veselit e Haxhiut

06/04/2018 10:39
nga:M H

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka kritikuar kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, që nuk po e respekton rregulloren, njofton Gazeta Blic.

Sipas Haxhiut, Veseli po vrapon pas partisë dhe nuk po i përkushtohet punës në Kuvend.

“Ju po vraponi pas partisë tuaj, dhe nuk po përkushtoheni në Kuvend, po të ju interesonte Kuvendi do të i kushtonit më shumë kohë”, tha Haxhiu.

Pas kësaj deklarate, Kadri Veseli ka deklaruar se politika është artë, dhe që ai nuk vrapon pas PDK-së.

Kjo përplasje ndërmjet Veselit e Haxhiut, erdhi për shkak se deputetët nuk janë njoftuar se sot do të vazhdohet me pikat e mbetura nga seanca e kaluara dhe jo me seancë të re.

Ndërsa, shefi i GP-së, të LDK-së, Avdullah Hoti mos-informimin për vazhdimin e seancës  së kaluar e ka quajtur gabim teknik.

“Kjo është një çështje teknike, javën e kaluar është mbyllur seanca për shkak të kuorumit, deputetët tash nuk janë njoftuar se do të vazhdoj seanca e kaluar, por janë përgatitur për seancën e re”, tha Hoti.

Në këtë seancë, ishin paraparë të jenë dy interpelanca për kryeministrin Ramush Haradinaj./Gazeta Blic./

 

10/12/2018 14:16

Kuvendi të hënën vazhdon punën, këto janë pikat e rendit të ditës