Sporti

Scholes: Solskjaer nuk duhet të bëjë këtë gabim

04/15/2019 11:01
nga:Lorik J

Paul Scholes beson se Manchester United duhet të përqëndrohet për ta mbajtur Paul Pogba në Old Trafford.

E ardhmja e francezit ka qenë në lidhje me Real Madridin në muajt e fundit pas kthimit të Zinedine Zidane në Madrid si trajner i tyre i ri – përcjell GazetaBlic.

Forma e Pogba është rritur në Old Trafford që nga emërimi i Ole Gunnar Solskjaer si menaxher i Manchester United në dhjetor të vitit të kaluar.

Ish lojtari i Manchester United, Scholes mendon se Solskjaer duhet të sigurojë qëndrimet në klub.

“Në këtë pikë tani, nëse klubi po humbet Paul Pogba – kjo nuk do të pranohet. Nëse shitni tani Pogban, ju jeni duke shitur lojtarin tuaj më të mirë”, tha Scholes.

/GazetaBlic/