Sporti

Sarri merr vendim për të ardhmen e Douglas Costas

08/01/2019 08:46
nga:M K

Padyshim se mbetet njëri nga më të mirët në pozitën e tij, por lëndimet shpeshherë e tradhëtuan.

Fjala është për anësorin e Juventusit, Douglas Costa, i cili sipas të gjitha gjasave do të vazhdojë të qëndrojë në “Allianz Stadium”, shkruan GazetaBlic.

Kjo pasi, gjithnjë sipas mediave italiane, Sarri e pëlqen futbollistin dhe do të mundohet që ta mbajë edhe më tutje në skuadër, e sidomos me largimin e Dybalas, braziliani do të kishte shumë më tepër hapësirë.

Ndërkaq, Mandzukic ka marrë dritën e gjelbër për largim nga “Allianz”, pasi Lukaku pritet të zbarkojë në Torino, ku do të shkëmbehet me Dybalan.

Gjatë ditëve të ardhshme priten të reja nga kampi “bianconer”, ndërsa ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

08/10/2019 09:43

Bayerni dhe Juventusi afër marrëveshjes për huazimin e yllit të bianconerëve