Geek

Samsungu prezantoi telefonat e mençur Galaxy S9 dhe S9+ (Foto)

02/25/2018 22:11
nga:FL.B

Kompania jugkoreane, Samsung sot i ka prezantuar dy modelet e reja të telefonave të mençur, nga seria Galaxy S9 dhe S9 +, shkruan GazetaBlic.

Telefonat e ri, siç thuhet nga Samsung, janë projektuar me kamerën më të mirë deri më tani dhe janë përshtatur për të plotësuar nevojën në rritje për komunikim dhe shprehje përmes fotografive dhe videove.

Tash për tash nuk dihet ende çmimi i pajisjeve të reja, por informatat e mëhershme thonë se Galaxy S9 do të kushtojë 841 euro, ndërsa modeli S9 + do të kushtojë 997 euro.

Kujtojmë që dje kanë rrjedhur videot e Samusng Galaxy S9 në internet, përderisa për publikun janë prezantuar para pak minutash, shkruan GazetaBlic.

Më poshtë disa nga fotografitë e këtij modeli i cili nuk ka shumë minuta që është bërë publik. / © GazetaBlic /

 

02/19/2018 20:16

Samsung po përgatit tabletin Galaxy Tab S4