BLIC.TV

Rrëfimi i Agim Çeku për forcat ruse që hyjnë në Kosovë

06/14/2019 22:36
nga:Gazeta Blic

Në qershor të viti 1999 disa trupa të forcave ruse ishin futur para forcave të NATO në Kosovë. Ky veprim i tyre kishte ngritur shqetësim të pjesëtarë të ushtrisë Çlirimtare te Kosovës por edhe të Aleanca Veri Atlantike.

Agim Çeku në emisionin “Blic Interview me Astrit Gashin” tregon se si kërkesën e Micheal Jackson komandantit të KFOR e shndërroi në urdhër.

“Ne me të njoftuar për këtë kemi biseduar me gjeneralin Jackson që ishte në Kumanovë dhe ka qenë lutje e tij që të mos bëjmë asnjë veprim, sepse nuk paraqesin asnjë rrezik për KFOR për NATO, është një njësi minore në krahasim më forcat e NATO dhe KFOR që mos të brengosemi për një gjë të tillë dhe mund të ndikoi shumë keq në procesin politike që sapo u dakordua, marrëveshjen e Kumanovës dhe rezolutën dhe këtë kërkese – mesazh e kam shndërruar në urdhër të njësia e Zonës Operative e Llapit që kanë qenë në Prishtinë dhe afërsi të saj dhe e kanë respektua një gjë të tillë. Dhe doli i saktë ky vlerësim se ata veç mashtruan komunitetin serbë se do t`i mbrojnë ata dhe në fakt ata nuk kishin asnjë ndikim”, tha ai.

    #BLICINTERVIEW | I ftuar, ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku