Lajme

Rrëfehet Rexhep Selimi thotë se u lëndua nga deklaratat e kryeministrit Haradinaj!

04/05/2018 19:27
nga:Gazeta Blic

Rexhep Selimi, deputeti i Vetëvendosjes ka thënë se është se është lënduar nga deklarata e kryeministrit Ramsuh Haradinaj, kur ai tha se “Selimi gjatë luftës ka qëndruar në 15 katëshen e Tiranës”.

“Dy gjëra nuk i kam pritur: në radhë të parë se kam pritur një gjuhë të tillë të komunikimit nga ana e kryeministrit dhe e dyta se këtë nuk e kisha pritur pikërisht nga ky person”, në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Kjo i bie [i referohet moderatorit të Info Magazine, Kushtrim Sadikut] dikur të them ty se nuk ke qenë gazetar në Klan Kosovës – është njëjtë të më thotë mua se nuk kam qenë në Kosovë gjatë kohës së luftës, këtë nuk mund ta besojë as rrethi i tij familjarë. Sepse ne kemi ecur bashkë”.

“Unë nuk mund ta konsiderojë më Haradinajn të njëjtë, ta respektojë njëjtë, ndoshta edhe debati mund të vazhdojë – gjithsesi do t’i përgjigjem në mënyrën më adekuate”.

“Nuk jam prekur nga ai që kam pritur, por jam prekur nga ai që se kam pritur”.

“Po ta kishte një ditë më shumë sesa unë, Haradinaj në kohën e luftës do të ja pranoja”.

12/08/2019 10:23

Haradinaj thërret konferencë për media