Sporti

Rrëfehet futbollisti që e vendosi ndeshjen Trepça ’89 – Llapi

02/14/2018 20:00
nga:Lorik J

Llapi kaloi në çerekfinale të “Digitalb Kupës”, pasi fitoi ndeshjen kryesore të këtij rrethi në
udhëtim te skuadra kampione e Kosovës, Trepça’89 me rezultat 2-0.

Mirlind Daku nga penalltia e Ilir Blakçori ishin golashënues të skuadrës së Batatinës, që vulosën fatin e takimit. Është pikërisht mesfushori me tipare sulmuese Blakçori ai i cili foli për Korneri.net, pas përfundimit të takimit.

“Ishte një ndeshje e vështirë ashtu siç e kishim paramenduar. Trepça’89 gjithmonë është
kundërshtar i vështirë për ta kaluar sidomos në “Riza Lushta”, por sot fati ishte me ne dhe
arritëm të kalojmë tutje. Kemi skuadër të fuqishme andaj po luftojmë në të gjitha frontet dhe besojë që në fund do të mund të arrijmë objektivat që kemi si skuadër”, tha fillimisht ai.

Golin i’a dedikon tifozëve llapijan dhe familjës: “Sot isha me fat që arrita të shënoi gol në
ndeshjen e parë zyrtare të vitit 2018. Për mua më me rëndësi mbetet suksesi i skuadrës se sa golat e mij personal, megithatë këto lloj golash në ndeshje të mëdha janë motiv i madh për mua të punojë akoma më tepër që të ndihmojë skaudrën të vazhdojë me suksese. Golin e sotëm i’a dedikoi tifozëve llapijan e në veçanti familjës time”, tha Blakçori.