Sporti

Ronaldo: Juventusi do ta fitojë Ligën e Kampionëve

07/30/2019 14:44
nga:M K

Në sezonin e parë nuk e arriti, por e synon tani.

Cristiano Ronaldo u largua pas nëntë viteve nga Real Madridi, për të zbarkuar në Apenine, shkruan GazetaBlic.

Ani pse fitoi Serinë A, gjë të cilën Juventusi e ka bërë tetë vitet e fundit, padyshim se synim kryesor mbetet gara më e madhe për klube në kontinentin e vjetër, Liga e Kampionëve.

Ka qenë vetë fituesi i pesëfishtë i “Topit të Artë”, Ronaldo, që ka deklaruar se Juventusi do ta fitojë atë:

“Me ardhjen e De Ligt kuptohet se po përforcohemi më shumë. Unë po besoj shumë që këtë edicion do të triumfojmë aty, pasi e kemi edhe synim kryesor”, përfundoi ylli portugez.

/GazetaBlic/

08/10/2019 09:43

Bayerni dhe Juventusi afër marrëveshjes për huazimin e yllit të bianconerëve