Sporti

Ronaldinho vjen me një parashikim të ‘çmendur’ për ndeshjen Barcelona – Manchester United

04/15/2019 14:31
nga:Lorik J

Legjenda braziliane dhe ish sulmuesi i Barcelonës mendon se ekipi i Ole Gunnar Solskjaer, Manchester United ka shanse të fitojë në Camp Nou.

Legjenda e Barcelonës, Ronaldinho vlerëson se goli i parë do të jetë kyç në ndeshjen mes Barcelonës dhe Manchester United – që zhvillohet të martën në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve – përcjell GazetaBlic.

“E vërteta është se Barcelona duhej të kishte përfunduar ndeshjen në Manchester – por rezultati 1-0 i jep akoma shpresa Manchester United të vazhdojë tutje në këtë garë”, tha fillimisht Ronaldinho.

“Me mënyrën se si Barcelona ka luajtur dhe sasia e golave ​​që kanë shënuar, unë pres që ata të përparojnë. Unë mendoj se ata do të fitojnë sërish. Nëse Barcelona e shënon golin e parë – atëherë do të jetë një mbrëmje e gjatë për Manchester United.”

“Por nëse United mund të shënojnë golin e parë, atëherë situata do të bëhet shumë serioze – dhe kurrë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë pastaj”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/