Sporti

Roma e interesuar për sulmuesin e Napolit

08/16/2019 11:02
nga:M K

Roma vazhdon të jetë goxha aktive në tregun e transferimeve.

Duke parë edhe përforcimet e skuadrave tjera, gjallorosët po synojnë konsolidimin e ekipit para fillimit të edicionit të ri të garave, ku synojnë katër pozitat e para, shkruan GazetaBlic.

Padyshim se pjesa ku çalon më së shumti klubi nga Olimpico është sulmi. Sipas të gjitha gjasave Dzeko do të largohet, derisa boshnjakun pritet ta zëvendësojnë me anëtarin e Napolit, Milik.

Më herët, “verdhë e kuqtë” ishin të interesuar për t’i siguruar shërbimet e Icardit, por duket të jetë i paarritshëm, pasi argjentinasi parapëlqen Juventusin.

Gjithsesi, gjatë ditëve të ardhshme priten të reja sa i përket kësaj çështjeje.

/GazetaBlic/

08/15/2019 10:39

Ylli i Romës vazhdon kontratën me gjallorosët