Sporti

Roma dëshiron largimin e Nainggolanit, mundësi e mirë për Interin

06/13/2018 15:34
nga:Lorik J

Drejtori sportiv i Romës, Monchi ka vendosur të shesë Radja Nainggolan këtë verë, duke hapur derën kështu për Interin.

‘Nerazzurrët’ janë duke kërkuar transferimin e mesfushorit belg këtë verë dhe lojtari kërkon një ribashkim me Luciano Spalletti, shkruan GazetaBlic

Sipas Il Tempo, Monchi është lodhur nga mënyra e jetesës së Nainggolanit, të cilën ai e sheh si jo-profesionale dhe ka vendosur të shesë 30-vjeçarin.

Trajneri Eusebio Di Francesco tashmë ka vendosur të shesë lojtarin, por Gazzetta dello Sport beson se ka ende një distancë midis Romës dhe Interit për një marrëveshje.

Interi ofron 22 milionë euro plus një nga talentet e tyre të Primavera – Nicolo Zaniolo ose Federico Valietti./GazetaBlic/

06/15/2018 19:49

“Kurrë nuk do të bëhesha trajner i Barcelonës apo Interit”