Sulmuesi i Valencias, Rodrigo është shumë pranë transferimit në Atletico Madrid.
Spanjolli ka refuzuar të trajnohet me klubin e tij, duke kërkuar largimin sa me shpejt që të jetë e mundur.
Dy klubet janë duke biseduar lidhur me fatin e futbollistit dhe marrëveshja mund të arrihet brenda javës.
Nëse ndodh transferimi, atëherë Correa mund të largohet dhe të veshë fanellën e Milanit.
Kanë mbetur më pak se dy javë deri në fund të afatit kalimtar në shumicën e kampionateve elitare, kurse mbetet të shihet se cila do t’ia arrijë që ta merr primatin si skuadra më e përforcuar.