Lajme

Rita Ora niset për Kosovë, publikohet videoja

02/17/2018 10:19
nga:N S

Këngëtarja me prejardhje kosovare që ka arritur famë ndërkombëtare, Rita Ora do të qëndrojë sot në Kosovë.

Ajo do të jetë pjesë e koncertit qendrorë që organizohet me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Nga organizatorët është konfirmuar se këngëtarja do të arrijë në Kosovë në orën 13:00, ndërsa në orën 15:00 do të mbajë konferencë për medie dhe pastaj do ta presë në takim kryeministri, Ramush Haradinaj.

Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka postuar një video në të cilën është shfaqur në aeroport bashkë me disa bashkëpunëtorë të saj duke u bërë gati për tu nisur në Kosovë.

Kujtojmë që Rita do të performojë sonte nga ora 22:00 në sheshin “Skënderbeu”.

12/09/2018 14:37

Rita Ora mahnitëse në Capital’s Jingle Bell!