Showtime

Rita Ora: E lumtur që do të jem në Kosovë në 10 vjetorin e pavarësisë (FOTO)

02/14/2018 19:35
nga:L I

Këngëtarja me prejardhje kosovare, Rita e ka konfirmuar ardhjen në Kosovë me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë, shkruan GazetaBlic.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo është shprehur e lumtur se do të jetë këtu në këtë ditë të rëndësishme. Gjithashtu ajo ka dizejnuar një bluzë me logon “K” ku shpreson se do jetë një kujtim i mirë për të gjithë të pranishmit në koncert.

“Pershendetje te gjitheve! Jam shume e lumtur qe do te jem me ju ne 10 vjetorin e Pavaresise se Kosoves ne Prishtine. Kjo eshte nje bluze te cilen e kam dizejnuar per kete rast dhe shpresoj te mbetet nje kujtim i mire per te gjith ne. Ju dua, Rita” ka shkruar Rita në Facebook.

05/24/2018 13:22

Gjermania krah i fuqishëm i procesit integrues të Kosovës