Showtime

Rina Balaj reagon pasi u tha se u rrah në festivalin e birrës

07/11/2019 14:56
nga:Y Ramadani

Pak ditë më parë është publikuar një video, në të cilin shihet një përleshje mes disa personave, shkruan GazetaBlic.

Mirëpo, kjo nuk përfundon me kaq sepse thuhet se në atë video është e përfshirë këngëtarja, Rina Balaj.

Por, këngëtarja ka reagur kundër kësaj video, përmes rrjetit social Instagram duke dashur ti paralajmrojë fansat e saj se ajo nuk është në atë video dhe se është gjithmonë kundër këtyre dukurive negative.

“Kjo video e cila ditëve të fundit ka pushtuar rrjetet sociale më pretekstin se jam unë, desha me i paralajmëru të gjithë fansat se unë nuk jam në këtë video dhe se jam gjithmonë kundër këtyre dukurive, flm”, ka shkruar Rina Balaj në videon e publikuar.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme, këngëtarja u komentua gjatë, pasi ishte xhiruar duke vallëzuar në një klub nate me një nga këngët e Taynas, rivales së saj në muzikë, duke qenë se ‘sherri’ mes tyre ende nuk është zbutur./GazetaBlic