Showtime

Rihanna tregon linjat joshëse në fustanin e zi, teksa arrin në një parti në New York

06/12/2019 19:53
nga:Natyra

Ajo ishte veshur me fustan ngjyrë të zezë ndriçues këtë të marte, shkruan DailyMail përcjellë GazetaBlic.

Këngëtarja dhe aktorja 31 vjeçare, po dilte për një parti në New York City.

Rihanna, shkëlqeu në natën e errët me fustanin e saj të zi.

Mbushja e sipërme i shfaqi gjoksin dhe tregoi disa prej tatuazheve të saj.

Ngjyra e fustanit, ia theksonte bukurinë këngëtares duke i dhënë një shkëlqim lëkurës së saj.

Ajo mbante një çantë me ngjyrë të zezë, dhe mbathur kishte edhe një palë take me po të njëjtën ngjyrë..

Flokët e saj me ngjyrë gështenjë i kishte kapur të gjitha, këngëtarja kompletoj dukjen e saj me makijazh të thjeshtë dhe profesional si dhe disa bizhuteri.

Edhe pse Rihanna ishte duke vizituar Nju York-un, ajo tani është bazuar kryesisht në Londër.

Në muajin maj, i tha New York Times se atje po qëndronte që të jetë më afër ekipit në linjën e saj të kozmetikës ‘Fenty‘ (i emëruar për emrin e saj).

Produktet e artistes janë projektuar në Paris dhe prodhohen në Itali.

Sipas ‘Times‘, linjat e vitit të parë të shitjeve, të cilat përfunduan në shtator 2018-të, tejkaluan 500 milionë dollarë të ardhura për artisten nga Barbadosi.

Rihanna është në lidhje më të dashurin e saj, miliarderin saudit Hassan Jameel, 31 vjeç.

Të dy ishin parë së fundmi duke pushuar së bashku në një jaht në Itali.

Familja Hassan zotëron kompaninë ‘Abdul Latif Jameel‘, e cila ka  të drejtat për shpërndarjen e ‘Toyota‘ dhe makina të tjera në vendin e Lindjes së Mesme.

Ai është aktualisht kryetar i divizionit të filantropisë të kompanisë.

Ajo ka qenë me trashëgimtarin saudit që nga viti 2017-të, dhe ka konfirmuar në profilin e saj të ri të Intervistës se ‘natyrisht‘ ajo është në dashuri me të.

Kur intervistuesja Sarah Paulson, e pyeti nëse planifikonte të martohej, ajo u përgjigj: ‘Vetëm Perëndia e di këtë, vajzë. Ne planifikojmë dhe Perëndia qesh, apo jo? ‘.

/GazetaBlic/

Natyra Salihaj

06/25/2019 20:05

Veshur ne të zeza, Rihanna merr gjithë vëmendjen