BLIC.TV

Rexhep Selimi: Thaçi për t`i shpëtuar Gjykatës Speciale, është në gjendje ta “ta shes” Kosovën

05/30/2019 22:31
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi ka thënë se për subjektin e tij, marrëveshja Kosovë Serbi nuk do të përfundoj me shkëmbim territoresh, ndarje apo demarkimin e kufirit.

Sipas tij për VV nuk do të ketë as ndarje e as autonomi për serbët e veriut e as Asociacion të Komunave me shumicë serbe.

Ai në dokumentarin EXPOSE që është prodhim i Gazetës Blic ka thënë se marrëveshja finale duhet të kryhet në bazë të kufijve që ka Kosova tash dhe të ketë njohje reciproke mes dy vendeve.

“Në vend se Hashim Thaçi ta mbron Kosovën, ai është në gjendje të bëjë gjithçka që ta shpëtoj veten”, ka thënë Selimi kur është pyetur nëse Thaçi po insiston në marrëveshjen për territore si pasojj e frikës nga Gjykata Speciale.