Opinion

Revolucioni i Kopernikut

09/14/2019 12:45
nga:Leonard Komani

Shkruan: Leonard Komani

Geocentrizmi për shekuj me radhë ishte dominant në shoqërin njerzore, ku çdo gjë sillej rreth një ideje ku munges kishte informacione të duhura.
Edhe pse, filosof të ndryshëm, në punimet e tyre u munduan ta sqarojn që të mendohet më ndryshe dmth të ketë një mendim racional. E kotë.

Si duket vetëm koha mund të sqaron disa probleme thelbësore.

Pak më ndryshe por pothuajse e njëjtë edhe në shoqërin tonë, ku ende pas dy dekadave ekziston kjo dukuri, ekziston ideja që rreth disa egocentrikëve mvaret e gjithë e arrdhmja e popullit të Kosovës.

Për fat të mir nuk jan shumë, por simptomat për ti takuar ati grupi gjenden në gjenet tona. Gabim gjenetik apo huazuar nga popuj tjerë, është e pa spjegueshme.
Egocentrizmi siq po vërehet, Kosovën po e sjellë në një humner, ku çdo gjë sillet rreth „unë“.

Jemi dëshmitar të bisedave rreth tryezave mediale, përveq se pak a shumë shtjellim situate aty nuk ndëgjojm diçka tjetër veqse një munges të dallimit ndërmjet UNË(personalizimit dhe banalitetit) dhe realitetit të mjerë në Kosovë. Ku deri sot përveq narcistëve dhe personaliteteve me çrregullime dissociative nuk kemi hasur. „Ku në qendër jam unë dhe çdo gjë sillet rreth meje. Medeomos unë duhet të jem qendër të fokusit, më çdo kusht“. Ky llojë individësh nuk i nevojitet shtetit e në asnjë rast të kenë mundësi vendimmarrjeje.
Në vende me një sistem demokratik me ketë llojë personaliteti mirren struktura të ndryshme si sociale dhe mjeksore.

Çka i nevojitet Kosovës tani?
Më tepër se çdo gjë një revolucion i të menduarit ndryshe, një mendim racional.
Aftësia për një mendim racional është një forcë që personalitetin e njeriut e ngrit në një nivel tjetër.

Pra, kush mendon ose vepron në mënyrë racionale, i bën vendimet dhe veprimet e tija të bazuara mirë në fakte dhe logjik të shëndosh për të arritur një qëllim specifik, të caktuar.

Ku tek ne veprimet iracionale janë të theksueshme. Sepse mundësia për bllokimin e emocioneve është shumë e vogël dhe me rritjen e nivelit emocional vjen deri tek humbja e racionalitetit dhe logjikës.Sidoqoftë kontrollini i emocioneve në biseda, marrje vendimesh etj, tek egocentrikët është e pamundur. Sepse tiparet e tyre nuk ua mundësojn gjetjen e rrugëve për tu shmangur emocioneve. Tipike për shumë politikan tonë. Kemi shembuj mjaftë. E kjo ndërlidhet shumë me të kaluarën e tyre. Shumë herë shkaktarë janë situata, vendime, biseda të gabuara që i përcjellin çdo hap.

Duhet përfunduar me mendimin që ndoshta edhe kësaj radhe populli do i përbinë broçkullat e një pasnjësshme, fjalët boshe që nuk janë asgjë tjetër veqse disa tinguj të dalur nga fundi i barkut.

Duhet filluar, së pari të mendohet pastaj të flitet apo të mirren vendime. Ku tek në fund mendohet.

Një shembull. Unë me automjet ndalem para një ndalese pse? Që të shikoj mos ndoshta është një automjet policie afër dhe do më gjobisin apo ndalem sepse mund ta dëmtoj ndokënd. Pse, disa kryejnë veprime të shfrenuara e disa jo?
Kosova ka nevoj për një revolucion mendor dhe emocional. Nuk do të ketë Kopernik më.