Madridi gati me ofertën e re për yllin e PSG-së, Neymar.
Trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidan, është i gatshëm për të sakrifikuar Vinicius Jr, për të transferuar në ekip kapitenin e Brazilit, Neymar.
Reali është duke garuar me rivalët e tyre, Barcelonën për të fituar shërbimet e lojtarit.
Reali ka përfshirë Bale, Modriç dhe Isco në ofertat e mëhershme, mirëpo gjiganti francez nuk ka qenë i interesuar.
Me arritjen e Eden Hazard, Perez e ka pranuar që Vinicius nuk ka vend në ekipin e parë.