Sporti

Real Madridi me operacionin “fshesa”, 17 lojtarë në listën e largimit

06/13/2019 21:30
nga:M K

Afrimet e Rodrygo, Eder Militao, Jovic, Hazard dhe Mendy kapin shifrën e 300 milionë eurove shpenzime, por Los Blancos nuk do të ndalen me kaq, pasi do të afrojnë të tjerë lojtarë që pritet të vihen në
dispozicion të trajnerit Zidane.

Megjithatë më parë Reali duhet të shesë dhe te Los Blancos kanë nisur fushatën e spastrimeve.

Janë plot 17 lojtarë që me shumë gjasa do të largohen nga klubi merengues që në këtë merkato pritet të bëjë një revolucion të vërtetë.

Në radhë për t’u larguar qëndrojnë James Rodriguez, Gareth Bale, Mateo Kovacic dhe Marcelo.

Janë me valixhe në duar edhe Lucas Vasquez, Mariano Diaz , Keylor Navas, Dani Ceballos, Marco Llorente, Nacho Fernandez, Jesus Vallejo, Teo Hernandez, Borja Mayoral, Raul de Tomas, Luca Zidane, Luca Silva ndërsa në dyshim të madh është edhe e ardhmja e Iscos, që vështirë se do të qëndrojë.

Të konfirmuar nga skaudra aktuale janë Courtois, Odriozola, Carvajal, Ramos, Varane, Regulion, Modric, Kroos, Casemiro, Brahim Diaz, Karim Benzema, Vinicius Jr dhe Marco Asensio, edhe pse ky i fundit
ka oferta dhe mund të vendosë të largohet.

06/26/2019 17:53

Zidane paralajmëron Realin, transferojeni Pogban ose do të ketë probleme