Sporti

Real Madrid – Hazard, ky është lajmi i fundit

04/22/2019 10:28
nga:M K

Transferimi i Eden Hazard në ‘Santiago Bernabeu’ është çështje kohe.

Pak ditë më parë mediet spanjolle zbuluan se është arritur marrëveshja totale me futbollisitn dhe pritet thjesht zyrtarizimi, që do të ndodhë sapo të mbyllet sezoni aktual

Futbollisti belg në disa raste e ka shprehur hapur dëshirën për të punuar me trajnerin Zinedine Zidane, por para se kjo të ndodhë duhet të japë maksimumin në sfidat e mbetura si në Premier League ashtu edhe në Europa League

Pas medieve spanjolle, detaje të marrëveshjes japin edhe ato franceze, më konkretisht Telefoot, që siguron se Chelsea do të përfitojë 120 milionë euro nga kartoni i futbollistit.

Në fakt, kjo shifër duket disi e ulët nëse merr në konsideratë se futbollistë të tjerë, ndoshta jo në nivelin e Hazard kanë kushtuar edhe më shtrenjtë, por blutë e Londrës e kanë të qartë se po të tentojnë më shumë para, mund ta humbin pas një viti me parametër zero, pasi belgu nuk ka ndërmend të pranojë oferta nga klube të tjera.

09/15/2019 13:40

Manchester United i kundërpërgjigjet Real Madridit, 75 milionë euro për mesfushorin e njohur