Lajme

Reagon Lutfi Haziri pas fotografisë së darkës me Sami Lushtakun, Sylejman Selimin e Ukë Rugovën!

03/20/2019 09:02
nga:A. R.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë që mbrëmë nuk është takuar me askënd dhe nuk ka pasur asnjë darkë me Sami Lushtakun, Sylejman Selimin e Ukë Rugovën. Ai, ka deklaruar se është jashtë Kosovës, dhe që fotografia e shpërndarë në rrjetet sociale nuk është e kohës, shkruan Gazeta Blic.

Haziri, në një shkrim të bërë në “Facebook”, ka thënë që gara e LDK-së do ta ruaj unitetin, demokracinë dhe do ta forcojë partinë.

Shihni shkrimin e plotë të Lutfi Hazirit:

Mirëmëngjes. Po lexoj e po shoh foto në disa portale për gjoja një darkë mbrëmë në Gjilan. Unë jam në udhëtim jashtë shtetit për motive familjare. Me vjen keq për nivelin e tillë të lajmeve. Nuk ka as të vërtetë e as nuk është e kohës. Lutem qe te kenë fuqinë e ta përgënjeshtrojnë këtë lajm të rrejshëm. Gara e LDK do ta ruaj unitetin, demokracinë dhe do ta forcojë LDK. Nuk mundeni me na thy. Frika e dikujtë që po përçohet me lajme të rrejshme është e shitur nga disa qe i frikohen unitetit të LDK!

 

 

LEXO EDHE LAJMI E MËHERSHËM:

 

Lushtakun, Selimin, Rugovën e Hazirin i bashkon mishi te “Cuco”

08/21/2019 23:47

Lutfi Haziri “shpallë” kandidaturën për Kryeministër