Cult

Reagon aktori serbo-kroat rreth rolit të komandantit legjendar Adem Jashari

03/08/2018 11:52
nga:L I

Regjisori dhe skenaristi Luan Kryeziu është në përgatitje të një filmi për komandantin legjendar, Adem Jashari, shkruan GazetaBlic.

Është përfolur shumë se kush do të luaj rolin e Adem Jasharit, e këtu hyn dhe aktori serbo-kroat Rade Serbedzija.

Reagimet kanë qenë të menjëhershme nga qytetarët e Kosovës, të cilët nuk po pranojnë një gjë të tillë.

Por, rreth kësaj gjëje, dhe për ato çfarë është shkruar në media ka reagur vet aktori, Rade i cili është shprehur se nuk ka kohë të merret me intrigat e mediave.

Lidhur me shkrimet në portalin Telegraf dhe me siguri edhe në gazetat tjera, të cilat nuk i kam lexuar, pasi që gjendem në Los Angelos ku jam duke marr pjesë në filmimet e një seriali televiziv dhe nuk kam kohë të merrem me intrigat e mediave, se kinse unë vet përmes mikut tim Enver Petrovcit iu jam ofruar një regjisori shqiptar të filmit që të luaj në filmin e tij për Adem Jasharin” është shprehur Rade.

Ai gjithashtu ka deklaruar se regjisori i filmit po keqpërdor emrin e tij, dhe se një gjë e tillë është e pakuptimtë të ndodhë që unë të pranoj atë rol.

Deklaroj se kjo është një gënjeshtër. Kjo është përpjekje e një regjisori të ri që vëmendjen ta zhvendos tek vetja dhe projekti i tij, duke keqpërdorur emrin tim. Plotësisht është e pakuptimtë që mua të më ofrohet t’a luaj atë rol, siç edhe është e pakuptimtë që kushdo të besoj që unë do të pranoja një rol të tillë. Megjithatë më vjen mirë që shumica e shtypit serb e ka vlerësuar drejtë këtë tregim” ka shtuar aktori serbo kroat.

Rade Serbedzija i është drejtuar regjisorit duke thënë se nëse do art të vërtetë, e vërteta është kushti i parë për tu bërë artist. Gjithashtu ai përmend dhe disa nga figurat që kanë lënë gjurmë si aktor, Bekim Fehmiun, Faruk dhe Istref Begollin dhe Enver Petrovcin për të cilët ai mban kujtime të mira.

Atij regjisorit të ri të filmit do t’i rekomandoja se kam qenë shok i shumë aktorëve shqiptar të mëdhenj, Bekim Fehmiut, Faruk dhe Istref Begollit, Enver Petrovcit dhe shumë të tjerëve, dhe se të gjithë i mbaj në zemër dhe në kujtimet e mia, jo vetem si aktorë të mëdhenj por si njerëz të ndershëm dhe të mirë, të cilët kanë qenë krenar dhe të sinqertë. Nëse dëshiron me u marr me art të vërtetë, ai regjisori i ri i filmit duhet të dijë që e vërteta është kushti i parë për tu bërë artist” , ka përfunduar ai./GazetaBlic