Opinion

Ramush Haradinaj, reflekto!

10/29/2019 09:12
nga:Arlind Gashi

Shkruan: Arlind Gashi

Labi si shum të tjerë i ka marrë AAK-së, e jo AAK-ja Labinot Tahirit e të tjerëve si Labi…

Labi ka marrë kandidaturen si shum të tjerë duke u thirr se ka mbështetje të popullit dhe se me ardhjen e tijë në AAK do ti sjelli së paku mija vota në AAK, por u pa se sa vota erdhen.

Edhe ato pak vota qe i ka marr, janë vota të cilat quhen votë e betonuar e AAK-së për këto 20 vite.

AAK ka pasur nëvojë qe përpos votave të betunuara qe i posedon, te shtoj voten e re, qe do te thot te rritej.

Pra AAK kishte nevojë për ato votat të cilat thoshte Labinot Tahiri, e të tjerë si Labi, qe do ti sjellin me kandidaturen e tyre.

Labi mendoj që shum ka marr vota, sepse ato kan qenë vota te percaktuara per AAK, edhe kur Labi nuk ishte pjesë e listes.

As ato qe i ka marr, siq po shihet, nuk i paska meritu, sepse edhe ato vota janë tradicionale të AAK-së, qe i bjen se ka marrë vota nga elektorati i AAK-së, e jo qe ka pru vota në AAK.

Ramush Haradinaj, duhet me reflektu, tash e ka momentin edhe e ka mesimin, dhe mundësin, sepse me njerëz si Labi e shumë të till si ai, qe ka shum në AAK, me u pastru prej tyre, edhe me ju dhën mundesin apo hapsiren meritorëve, duke sjellur afer vetës përsona adekuat me zemer e shpirt te aktivistit, atyre qe jan nga themelimi ne AAK, atyre qe janë rritur me AAK-në, sigurisht atyre qe kanë potencial intelektual, qe kanë vizion, vullnet e energji e mbi te gjitha që mirpriten nga elektorati.

Pra AAK ka nevojë për puntor të palodhëshëm.
AAK ka nevojë për bashkëpuntor të cilët mendojnë për qytetarin e aktivistin, e jo si do të cilët në mendjen e tyre e kanë veq se si me arrit me i permbush interesat e ngushta te tyre.

Ramushi ka nevojë për ata të cilët e dojnë si në pozit e opozitë, ata qe e perkrahin ne ditë të mira dhe të veshtira, në borë, në shi, në diell, PIK.

Por nuk mjafton vetem këta, ata duhet të ruhen, e të rritemi si parti, fillimisht duke i dhënë hapsirë një brezi të mesem e të ri qe ka Aleanca të zot, që plot i niheni, që nuk ju është dhënë hapsira adekuate me qënë bartes te proceseve vendimarrese, sigurisht nëse ndali dhe mendoni kanë me ju kujtu në çdo degë që ka të tillë, që puna e tyre ka shkelqy, (mendojeni kohen e opozites) por kur kemi ardh në pushtet kan mbetë me muaj te tërë pa punë, ose ne pozita ku ndikimi i tyre ka qenë 0, (lidershipi i partisë e di ketë, sepse i ka degjuar shqetesimet e tyre) e jan bërë “shefa” disa qe lagjet e veta nuk i njohin, qe kontributi ndaj AAK-së ka qenë 0 ose nuk kanë qenë në AAK fare.

Mos harroni kjo jo vetem qe i ka demotivuar ata, por ka percjell mesazh të keq edhe te aktivistet, antarsia e qytetaret në përgjithësi.

Pastaj rritjen duhet ta bëjmë ne ato nivele ku kemi deficit, psh:

1. Brezi i ri me potencial me marrë pergjegjesi udheheqëse në parti e pastaj edhe në qeverisje.

2. Me shtu proft.dr. të cilët ne kemi plotë të gatshëm me marrë përgjegjesi, me ju kriju hapsira me u integru.

3. Femra intelektuale që me kohë duhet tu krijohet mundesia me u promovu.

4. Disa figura qe nuk po lëshojnë rend qe 20 vite pas lufte e disa edhe 20 vite para lufte, siq po shihet ju ka skadu afati.

Pra të bashkohemi me njerëz të ri, energji te reja, të punojmë, padyshim do të fitojmë!

KËSHTU ËSHTË OPINIONI I GJITHË ELEKTORATIT TË AAK-së

Kryetar Ramush Haradinaj,
REFLEKTO

(Autori është anëtar i AAK-së. Qëndrimet e shprehura në këtë shkrim janë personale)