Lajme

Ramush Haradinaj e Isa Mustafa premtuan liberalizim të shpejtë të vizave, por ky është parashikimi i njohësve të integrimeve evropiane

11/02/2019 10:40
nga:Gazeta Blic

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ditë më parë pati deklaruar se liberalizimi i vizave do të ndodhë para Vitit të Ri.

Pos tij, gjatë ditës së djeshme edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa tha se brenda pak javësh prej kur qeveria e re e merr mandatin, do të kemi liberalizim të vizave.

Lidhur me këtë, drejtori ekzekutiv i Institutit Epik, Demush Shasha, në një intervistë dhënë Telegrafit ka thënë se është e pamundur që liberalizimi i vizave për Kosovën.

Ai ka përmendur edhe disa hapa që duhet të bëjë Kosova lidhur me këtë proces.

“Liberalizimi i vizave gjatë 2019-ës është absolutisht i pamundur. Para Kosovës janë edhe gjashtë hapa procedural për të arritur në lëvizjen e lirë brenda Zonës Shengen. Për të marr si krahasim dy vende të fundit që kanë përfituar nga liberalizimi i vizave, respektivisht Gjeorgjia dhe Ukraina, u janë dashur gjashtë muaj nga këtu ku jemi ne sot, deri në sigurimin e lëvizjes së lirë. Pra gjashtë muaj ditë u janë dashur këtyre vendeve që është bërë me një urgjencë të jashtëzakonshme. Prandaj është e pamundshme të diskutohet liberalizimi i vizave gjatë këtij viti”, ka thënë ai.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit Epik, Demush Shasha, gjatë intervistës për Telegrafi.com

Shasha ka theksuar se një momentum pozitiv lidhur me liberalizimin mund të krijohet në vitin 2020.

“I gjithë procesi do të lëviz për vitin 2020, gjatë të cilit do të kemi presidencën e dy shteteve mike për Kosovën, respektivisht Kroacisë dhe Gjermanisë. Mund të krijohet një momentum pozitiv gjatë 2020-ës për liberalizimin e vizave nën supozimin që të adresohet kritika konsistente e Francës”, është shprehur ai.

Por sipas tij Kosova duhet të tregoj edhe disa rezultate në luftën kundër korrupsionit të lartë, në mënyrë që 2020 të jetë vit i mundshëm i liberalizimit.

Isa Mustafa e rikthen premtimin për liberalizimin e vizave: Brenda pak javësh të Qeverisë së re qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm

11/19/2019 21:19

Vjen reagimi nga MPJ pas akuzave se u dhanë 2 milionë dollarë për njohjen e Kosovës nga Ishujt Maldive