Sporti

Ramos jashtë 20 mbrojtësve më të fortë në ajër, në listë një shqiptar

04/15/2019 14:47
nga:Lorik J

Observatori i Futbollit (CIES) që merret me analizimin e të dhënave në futboll, ka publikuar listën e lojtarëve që kanë fituar më shumë duele në lojën në ajër, në aspektin difensiv.

Nga 5 ligat më të forta të Europës janë 50 lojtarë në bazë të dueleve të fituara dhe atyre të humbura, duke nxjerr një mesatare të përgjithshme. E njëjta mënyrë është ndjekur edhe për listën e lojtarëve nga ligat e tjera të Europës.

Marcelo Guedes i Lyon kryeson listën e dueleve të fituara në ajër me 85.5%, plot 136 të fituara dhe 23 të humbura. Pas tij renditet Harry Maguire i Leicester dhe Virgil van Dijk i Liverpool.

Vetëm vendi i 14-të për Gerard Piquen e Barcelonës dhe vendi i 24-të për Sergio Ramosin e Real Madridit.

Ndërkohë në listën e lojtarëve nga ligat e tjera bie në sy emri i mbrojtësit të kombëtares së Shqipërisë, Kastriot Dermaku, i cili luan me Cosenza në Serie B, në Itali. Ai renditet në vend të 37-të me 109 duele të fituara dhe 27 të humbura, e përkthyer në përqindje i takon 80.1%.

telesport