Lajme

Rama zbulon rrugët që do bëhen këtë vit

06/09/2018 10:18
nga:D.I

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur këtë të shtunë me një pasqyrë të programit të infrastrukturës kombëtare, lidhur me rrugët që do nisin të ndërtohen këtë vit.

Duke publikuar një video me titull “Rrugë kombëtare europiane për Shqipërinë që duam”, ai thotë se do të garantohet një transformim shembullor dhe rritje e ndjeshme e ekonomisë dhe punësimit.

“Me këtë pasqyrë të programit të infrastrukturës kombëtare, që nis këtë vit realizimin e volumit më të madh të investimeve për rrugët e vendit brenda një mandati qeverisës, duke garantuar një transformim shembullor të tyre si edhe rritje të ndjeshme të ekonomisë e të punësimit, ju uroj një fundjave të qetë”, shkruan Rama.

Në video thuhet se Rruga e Arbrit shkurton distancën mes Tiranës dhe Bllatës në vetëm 74 km.

Po ashtu për rrugën Kardhiq-Delvinë nënvizohet se shkurton distancën Tiranë-Sarandë në 3 orë dhe afron Gjirokastrën me bregdetin.

Bypassi i Tepelenës, rrit standardin dhe shkurton rrugën nga Levani deri në Gjirokastër e Kakavijë.

5 Lot-et e Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti shkolla Teknologjike-sheshi “Shqiponja”: Segmenti pjesa fundore e Lanës deri në Farkë.

Thumanë-Kashar, shkurton distancën dhe lehtëson trafikun në një prej akseve më të rënduara.

Orikum-Llogara- Nga porti i jahteve në Orikum deri në Llogara, për tu lidhur me Himarën përmes një tuneli.

Milot-Balldren, rruga ekzistuese Milot-Lezhë me devijim rrugë e re nga Lezha në Balldren.

10/17/2018 15:22

Rama kundër lojërave të fatit: Bastet vdiqën Sali!