Lajme

Rama “thumbon” Pacollin, i kërkon lekët e premtuara: O Behgjet, ku je more? A do i japësh lekët?

12/05/2019 20:59
nga:B. D

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë ditës së sotme ka qenë i pranishëm në banesat e dëmtuara nga tërmeti i cili ishte i shoqëruar edhe nga Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Rama i është drejtuar Pacollit se kur do t’i japë paratë që ka premtuar për të prekurit nga tërmeti, të cilat Pacolli ka thënë se do t’i japë 1 milion.

Edi Rama: O Behgjet, ku je more do i hedhësh ato lekët apo jo..?

Behgjet Pacolli në siklet: Po, po..

Edi Rama: Hajde pra se të kemi bërë hero!

Kujtojmë që Pacolli ka njoftuar që familja e tij do të kontribuoj 1 milion euro në ndihmë të personave të goditura në tërmetin shkatërrues në Shqipëri.

Rama ditët e fundit ka vizituar shumë familje të prekur nga tërmeti. Sot ishte në Krujë dhe u diskutua për nisjen e procesit të ndërtimit të shtëpive që u shembën në Thumanë.

01/01/2020 15:41

Bebet e para të vitit 2020, Rama shpërndan bonuset për nënat e reja