Lajme

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut me pritje të ndryshme nga presidenti i ri

04/21/2019 18:29
nga:FL.B

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nga zgjedhjet presidenciale presin konsolidimin e mëtejmë të shtetit, zgjedhjen e një presidenti që do të punojë për të mirën e qytetarëve, realizimin e premtimeve, por mbi të gjitha mbështetjen e procesit të integrimit euroatlantik të vendit.

“Për mua personalisht si vajzë e re me rëndësi është që të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian. Jam me atë që na çon para si shtet dhe shoqëri. Nga presidenti i ri i shtetit pres që të punoj për realizimin e këtyre synimeve, që besoj se shumëkush i dëshiron”, thotë Marina Zmejkova, studente.

“Ndoshta është herët të zgjidhet tani në rrethin e parë, mendoj se do të zgjidhet në rrethin e dytë. Nga presidenti i ri qytetarët presin që të realizojë atë që nuk është bërë deri më tani”, Besim Hasani, arsimtar.

“Së pari mendoj se presidenti që do të zgjidhet duhet të jetë njeri i ndërgjegjshëm, profesionist, të jetë njeri në hap me kohën, i gatshëm për bashkëpunim me institucionet tjera dhe jo të bllokoj vendin. Nga kreu i ri i shtetit pres që të punojë për prosperitet të këtij vendi, i cili meriton të jetë pjesë e familjes evropiane”, thotë Nikolla Dimitrievski, afarist.

Por, disa qytetarë të anketuar, thonë se presidenti nuk ka fuqi të bëjë asgjë, pasi sipas tyre, gjithçka është në dorë të partive. Një tjetër, ndërkohë fton kreun e ri të shtetit që të mos punojë vetëm se për veten e tij, por radhë të parë të ketë interesat e popullatës që do të zgjedh në këtë post.

“Këtu tek ne nuk vlen se çfarë personaliteti je pasi gjithçka është në dorë të partisë. Presidenti thjesht do të jetë një figurë të cilin do ta komandoj partia. Këto janë rregulla të vjetra që vlejnë edhe tani. Pra, nuk pres asgjë nga presidenti i ri pa marrë parasysh se kush do të zgjidhet”, thotë Stojanço Atanasovski, pensionist.

“Le të jetë për të mirë. Të mos luftojë vetë për karrige, por për popullin, për përmirësimin e gjendjes, për punësim, të realizojë ato që premtuan”, thotë Lubomir Stojeçvski, një i moshuar i papunë.

Një tjetër qytetar thotë se në këto zgjedhje nuk do të zgjidhet president dhe se pas kësaj do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Mendoj se këto zgjedhje do të jenë zgjidhje. Personalisht mendoj se do të shkohet në zgjedhje të parakohshme, pasi në realet nuk ka qenë asnjëherë mirë, nuk është mirë dhe nuk besoj se do të bëhet mirë. Rinia po largohet, nuk ka punë…“, thotë Ismet Bela, i papunë.

Për disa qytetarë të tjerë me rendësi në radhë të parë është që zgjedhjet të kalojnë në atmosferë demokratike dhe të jenë të pranueshme nga të gjithë.

“Pres që të fillimisht zgjedhjet të kalojnë në atmosferë të qetë dhe demokratike. Në të ardhmen edhe unë pres një përmirësim të gjendjes në vend“, thotë Nimetulla Selami, tregtar. / REL

08/07/2019 15:29

Mustafa sqarohet për deklaratën e liderit të LDK-së se, “Interesi i Kosovës kapërcen çdo interes tjetër”