Lajme

Qindra nxënës hyjnë në “Provimin Pranues” të shkollave Mehmet Akif, ja kur mbahet provimi i radhës 

04/20/2019 13:16
nga:A. R.

Shkollat Mehmet Akif kanë mbajtur sot me sukses Provimin Pranues për nxënësit e klasës të 9-të që dëshirojnë të nisin klasën e 10-të në këto shkolla. Me qindra nxënës kanë treguar interesim të madh duke sfiduar edhe veten e tyre në provimin i cili nuk ishte i lehtë.

Provimi u mbajt njëkohësisht në 19 qendra të 19 qyteteve të Kosovës dhe u mbikqyr nga stafi i shkollave Mehmet Akif.

Zv.Drejtori i Shkollave Mehmet Akif, Nazmi Ulus u shpreh se provimi kaloi me sukses dhe i ka falenderuar nxënësit që sfiduan veten për të qenë vitin e ardhshëm shkollor pjesë e shkollave Mehmet Akif.

“ Sot e mbyllëm me sukses Provimin Pranues për klasat e 9-ta që do të vazhdojnë të 10-të. Tashmë Provimi Pranues për klasat 5,6,7 dhe 8 do të mbahet më 18 Maj dhe që tani iu bëj thirrje nxënësëve të këtyre klasave të bëhen gati për regjistrim i cili së shpejti do të nisë në webfaqen www.mackosova.com. Tradita janë për t’u bashkuar nxënësit që dalin më të mirët në provime vazhdon.” tha ai.

Shkollat Mehmet Akif, tashmë me një eksperiencë shumë vjeçare në Kosovë janë të njohura më cilësinë e arsimit dhe është një mundësi tepër e mirë për nxënësit e rinj.

Nxënësit e kësaj shkolle çdo vit marrin pjesë në olimpiada ndërkombëtare si në shtetet SHBA, Gjermani, Angli, Hong-Kong dhe jo rrallë here janë kthyer me medalje duke nderuar kështu edhe Kosovën.

Edhe këtë vit pjesmarrja e tyre do të jetë në Rumani, Angli dhe SHBA. Ndërkaq edhe në garat vendore nxënësit e kësaj shkolle fitojnë me më të mirët. Gjuha angleze mësohet në vivele shumv të larta dhe madje fitojnë pikët maksimale në TOELF por tashmë në Mehmet Akif mund të mësoni edhe gjuhën gjermane si lëndë mësimore me zgjedhje.