Lajme

Qemajl Mustafa flet për rizgjedhjen në PDK dhe aktakuzën ndaj tij

04/25/2019 09:08
nga:A. R.

Ish-kryetari i komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, është zgjedhur ditë më parë kryetar i PDK-së në këtë qytet.

Kryetari i ri ka folur për problemet që ka hasur në degë.

“Në degë ka pasë probleme dhe një rënie të përhershme – dikush ka pasur tendencë që të jetë pronar i saj. Tendencë kjo që ka vazhduar edhe gjatë procesit zgjedhor”, ka thënë Mustafa

“Në anën tjetër ishte një tabor shumë i madh i cili u pa edhe në votën e Kuvendit të Degës që donte ndryshime – jo të pakta, por rrënjësore të situatës në degë”.

Mustafa ka folur edhe për aktakuzën e ngritur ndaj tij më 2016. E njëjta lëndë është kthyer në pikën zero nga Gjykata e Apelit.

“ Ka qenë akuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Që nga 2016 deri tash nuk është mbajtur asnjë seancë për këtë process. Aktakuza është e mohuar që në lindje, nuk është e bazuar. Në të nuk ka shifra për atë se sa e kam dëmtuar unë buxhetin e Gjilanit apo të Kosovës. Ky proces duhet të kryhet përfundimisht, nëse në drejtësi ka sado pak profesionalizëm dhe etik. Sistemi i drejtësisë është bërë totalisht i pabesueshëm”, ka thënë Mustafa.

Ai thotë se ky rast I shërben grupeve klanore të cilët kanë për qëllim mbajtjen peng të figurës së tij.

“Ato grupime kanë edhe ngjyrime të partisë time, por edhe të LDK-së dhe ndonjë partie tjetër”, ka thënë Mustafa në Klan Kosova.

08/13/2019 16:37

LDK: Çuna, merreni me qetësi takimin Mustafa- Kurti