Showtime

‘A qan Edi Rama?’ Përgjigja e Lindës befasoi të gjithë

06/04/2018 22:32
nga:L I

Plot 4 vjet pa dalë në një intervistë televizive, Linda Rama nuk mund ta refuzonte ftesën për të qenë përballë gazetarëve të vegjël të Piter Panit.

Por nuk e pati edhe ajo të thjeshtë të shuante kureshtjen e tyre për profilin e saj “të fshehtë” në publik.

Zgjedhja për të qëndruar në hije pa ndikuar dhe pa rënë në sy si bashkëshortja e Kryeministrit është, sipas Lindës, për shkak të profesionit të saj.

Ajo nuk ka një profesion që duhet të bjerë në sy të të gjithëve, kështu që preferon të ruajë këtë profil ndaj publikut duke ia lënë të gjithë peshën e këtij të fundit bashkëshortit të saj.

Bashkëshortja e kryeministrit Rama, Linda ka rrëfyer para fëmijëve në ‘Kurthin e Piter Pan’ disa detaje që nuk diheshin.

‘A qan Edi Rama, se kështu duket burrë shumë i fortë?; ishte një nga pyetjet kureshtare të fëmijëve.

“E kam parë lotin e Edi Ramës kur ka humbur miqtë e tij të ngushtë”, u përgjigj Linda Rama.

06/21/2018 13:40

Basha: Rama po sjell sirianë që Evropa t’i harrojë drogën