Cool

Puthja e vdekjes, çifti bie nga ura gjatë një momenti pasioni

08/08/2019 07:26
nga:Gazeta Blic

Ndodh që pasioni të merr jetën. Një vajzë dhe një djalë nga Peruja u rrëzuan nga ura 15 metra e lartë kur po shkëmbenin puthje.

Sipas mediave të huaja, viktimat janë identifikuar si Maybeth Espinoz, 34 vjeç dhe Hector Vidal, 36 vjeç.

Momenti i frikshëm është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Aty vihet re se po përqafoheshin kur pasioni i tërhoqi pas dhe humbën balancën duke u rrëzuar drejt vdekjes.

Nuk dihet nëse ata ishin të dehur apo ishte një moment pakujdesia që i mori jetën.