Cult

Punimi i artistit shqiptar regjistrohet pranë Librit të Rekordeve Guinness

10/17/2019 09:42
nga:L I

Artisti nga Gjakova Alkent Pozhegu, ka arritur një sukses të madh me mozaikun e tij të madh, të krijuar nga drithërat dhe duke përdorur një imazh të presidentit amerikan Donald Trump, shkruan KultPlus.

Këtë arritje e ka bërë të ditur vet artisti Pozhegu në rrjetin e tij social në Facebook.

“Arrin edhe rekordi i tretë me radhë.

Pas punimit të mozaikut me kokrra me sipërfaqe prej 560 metra katror ku shfaqet portreti i presidentit amerikan Donald Tramp në maj të 2019-ës, arrin edhe konfirmimi zyrtar se ky record është regjistruar pranë Librit të Rekordeve Guinness” shkruan ai.

Për punimet e Pozhegut shkruajtën edhe mediet e njohur botërore, derisa kohë më parë ai realizojë edhe portretin e këngëtares Rita Ora.

https://www.guinnessworldrecords.com/world-records/510516-largest-grain-image?fbclid=IwAR1LQhh2_2E19CwSH228YqpvTqM-9dWfXkpgQzyuSVcp79yHiLl4Fhui4Sc