Lajme

Propozime në KD të PDK-së: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje. S’duhet t’ia bëjmë agjendën Ramush Haradinajt

07/30/2019 13:14
nga:Gazeta Blic

Mbledhja e djeshme e Këshillit Drejtues të PDK-së, nuk ka kaluar ashtu siç edhe u pasqyrua në deklarata nga ana e kreut të kësaj partie, Kadri Veseli.

Edhe pse Veseli në disa deklarata që i dha për media pas përfundimit të kësaj mbledhjeje se janë të gatshëm në çdo moment për zgjedhje, Gazeta Blic nga burime brenda  mbledhjes ka marrë vesh se disa nga zyrtarët e lartë, kanë propozuar që të mos shkohet në zgjedhje. E, arsyetimi i tyre ka qenë mjaft interesat.

“Nuk kemi nevojë që të shkojmë në zgjedhje, dhe t’ia bëjmë agjendën kujtdo që i teket që ta çoj vendin në zgjedhje të reja. S’duhet t’ia bëjmë agjendën një partie, e cila në zgjedhjet e fundit hiq më shumë se 7 për qind”, citon ky burim i Gazetës Blic, zyrtar të lartë të PDK-së, që kanë diskutuar në mbledhjen e Këshillit Drejtues.

Gjithnjë sipas këtij burimi, edhe fryma aktuale në PDK dhe në këtë mbledhje, është që mos të ketë zgjedhje të parakohshme, pavarësisht deklaratave publike që po japin zyrtarët e kësaj partie.

Ndryshe, Kadri Veseli pas mbledhjes së KD-së, ka kërkuar që sa më parë të shpallen zgjedhjet e reja.

Ai u ka bërë thirrje partive politike që të mblidhen dhe të merren vesh për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Veseli ndër të tjera, ka theksuar se ata megjithatë, do të shkojnë tek presidenti Hashim Thaçi, për shkak se sipas tij, kjo është një procedurë që duhet ndjekur dhe respektuar.

Ndryshe, Veseli është në teren, duke takuar zyrtarë dhe duke vizituar degët e PDK-së, anë e mbanë vendit.

Gjatë ditës së djeshme kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj u kishte bërë ftesë liderëve të PAN-it, Veselit, Limajt e Pacollit që të ulen dhe të merren vesh për mënyrën e shpërndarjes së Kuvendit, që do t’i hapte rrugë zgjedhjeve të reja, mirëpo që mori një përgjigje negative.

Në anën tjetër, presidenti i vendit, Hashim Thaçi gati edhe dy javë pas dorëheqjes së Haradinajt nuk i ka ftuar në konsultime partitë politike.

Ai edhe pse paralajmëroi se në këtë javë do tu dërgoj ftesa partive, deri më tani asnjëra parti nuk ka pranuar ndonjë ftesë nga ana e shefit të shtetit.

Deputeti Milaim Zeka, ka paralajmëruar dje se presidenti mund të mos i ftoj fare partitë, ngase qysh nesër ai do të nis pushimet verore./ Gazeta Blic

AAK prin me “transferet politike”. Partitë tjera në “gjumë”!

12/05/2019 21:24

Parashikimi i analistëve politik: Këto janë dy opsinonet, nëse dështon marrëveshja ndërmjet Vetëvendosjes e LDK-së