Sporti

Prishtina – Llapi, këto janë deklaratat e trajnerëve pas ndeshjes

09/13/2019 21:11
nga:M K

Ka përfunduar para pak çastesh dueli i dytë i ditës së sotme në IPKO Superligën e Kosovës.

Prishtina është mposhtur nga Llapi për ta vazhduar serinë negative, kurse Bylbyl Sokoli nuk arriti asesi ta këndell klubin kryeqytetas, në ndeshjen e parë të aventurës së dytë brenda pak viteve, shkruan GazetaBlic.

Me golin e Sebino Plakut në minutën e 31-të, mysafirët shënuan një fitore të madhe, duke arkëtuar tri pikë tejet të vlefshme në rrugëtimin e tyre drejt objektivave të edicionit të ri.

Pas ndeshjes, të dy trajnerët u prononcuan për Supersport:

Tahir Batatina:

“E kemi ditë që do të jetë një ndeshje e vështirë. E dijmë çfarë skuadre ka Prishtina. Por, unë kam besuar te djemtë, filozofia e jonë ka qenë e tillë. Prishtina dhe Llapi kanë krijuar një derbi të mirë. Duhet të jesh i kujdesshëm kur luan ndaj Prishtinës, andaj edhe loja jonë ka qenë asisoj. Kampionati është i gjatë. Tash duhet të mendojmë për ndeshjen e rradhës, besoj na kanë ndihmuar shumë, përfundoi ai.

Bylbyl Sokoli:

“Shihet qartë që kemi probleme në të gjitha fazat, por kryesisht në mbrojtje e mesfushë. Nuk ka komunikim mes lojtarëve, panik i theksuar, pasime jo precize, shumë probleme, pra ato teknike. Rrjedha e lojës ishte asisoj, patëm dy raste, që nuk i shfrytëzuam . Llapi fitoi me meritë, kurse ne duhet të përgatitemi në të gjitha aspektet, pasi ndryshe do ta kemi të vështirë.

/GazetaBlic/

09/22/2019 08:39

Drita e Feronikeli për kreun e tabelës, Prishtina për t’u rikthyer e Gjilani për të qëndruar në krye