Lajme

“Prishtina humbi një nga djemtë më të mirë”

09/07/2019 23:53
nga:M K

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj është shprehur i pikëlluar me vdekjen e Artan Venharit, i cili u rrëzua nga parashuta.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Prishtina humbi një nga djemtë më të mirë.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Prishtina humbi sot një nga djemtë më të mirë, Artan Venhari. E dhimbshme dhe tragjike humbja e tij, nga ajo që e pati gjithë jetën pasion, fluturimin në qiell.
Ngushëllime të sinqerta familjes.
Prehu i qetë në tokën e Kosovës Artan!.

09/11/2019 11:30

Muharrem Nitaj i AAK-së e publikon një “sondazh”: Kjo është partia e parë aktualisht!