Sporti

Prishtina e Peja shënuan fitore, nesër derbi mes Rahovecit e Bashkimit

10/12/2019 23:26
nga:M K

Sot janë zhvilluar dy nga katër ndeshjet e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Peja e Prishtina kanë shënuar fitore përballë Lipjanit, respektivisht Feronikelit, shkruan GazetaBlic.

Përderisa kampionët aktual fituan bindshëm, diferenca e “shqiponjave” nga Karagaçi” ndaj lipjanasve ishte vetëm 14’të pikë.

Nesër ndërkaq luan edhe skuadra që kanë bilanc të qindpërqindtë, Rahoveci.

Vreshtarët tashmë janë rikthyer nga Cluji, derisa nesër në palestrën e zbrazur do ta presin Bashkimin. Kujtojmë, të zbrazur për shkak të dënimit.

Ndërsa dueli tjetër do të jetë ai mes Prizrenit e Trepçës’, derisa Ylli këtë javë pushon.

/GazetaBlic/

12/03/2018 16:12

Ky dënim po e pret pejanin i cili mbajti për tri vite një femër nga Çekia