Lajme

Prapaskenat e ‘telenovelës’ për kryetarin e LDK-së: Nga një ‘outsider’, Isa Mustafa arrin t’i mposhtë Agim Veliun, Lutfi Hazirin, Vjosa Osmanin, Fatmir Sejdiun…

08/03/2019 17:34
nga:FL.B

Isa Mustafa edhe pse nuk u pa si favorit për t’u zgjedhur në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ai megjithatë sot arriti që të rizgjedhet në krye të partisë, për mandatin e tretë radhazi.

Mustafa për shkak të problemeve shëndetësore nuk kishte shumë aktiv në garën për lider të partisë, krahasuar me kundër kandidatët tjerë, që disa prej tyre llogariteshin edhe si favorit, shkruan Gazeta Blic.

“Marrëveshja sekrete Haziri- Veliu”

Pak ditë para Kuvendit Zgjedhor, dy nënkryetarët Lutfi Haziri e Agim Veliu kishin arritur në parim marrëveshjen për marrjen e timonit të partisë.

GazetaBlic kishte raportuar se Agim Veliu e Lutfi Haziri ish marrë vesh ndërmjet vete për ndarjen e dy pozitave kryesore. “Agim Veliu do të bëhej nënkryetar, e Lutfi Haziri kandidat për kryeministër. Ata ishin të bindur se kishin së bashku hiq më pak se 200 vota”, tregojnë burime të Gazetës Blic.

Kjo marrëveshje sipas burimeve të Gazetës Blic, ishte mbajtur “sekret” edhe nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të tyre. Madje, ata ishin pajtuar edhe për atë se kush do të ketë më shume “hise” ne Kryesi.

Agim Veliu kryetar i LDK-së, Lutfi Haziri kandidat për kryeministër?

Për shkak se Agim Veliu do të zgjedhej kryetar, Lutfi Hazirit do t’i takonte hise më e madhe në Kryesi të partisë”, tregonin këto burime. Dy ditë para mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, Agim Veliu e Lutfi Haziri duke e parë rrezikun, futën në “lojë” edhe Lutfi Zharkun e Skender Hysenin. Ata do të takohen në një nga restorantet “Vela” në Veternik, ku ishin të bindur se kishin së bashku 209 vota të delegatëve.

Kjo katërshe e LDK-së, te njohur edhe si “Grupi Vela”, pas takimit të zhvilluar të enjten në orët e vona të mbrëmjes, ishin të bindur se tashmë gjithçka ka përfunduar. Taktika e Isa Mustafës që i mposhti Agim Veliun e Lutfi Hazirin Mirëpo, për Isa Mustafën “loja” vetëm sa kishte filluar.

Mustafa me t’u kthyer nga Gjermania pas kontrolleve shëndetësore, ishte “aktivizuar”. Ai para vetes kishte vetëm 7 ditë kohë, për ta rimarrë partinë.

Ishte ditë e shtunë, kur u kthye nga Gjermania, saktësisht një javë para mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor. Për disa ditë radhazi mblodhi kryesinë e ngushtë dhe kryesinë e partisë. “Isa Mustafa i testoi kundërkandidatët edhe përket taktikës së tij se po tërhiqet nga gara zgjedhore, duke ua ‘blerë’ strategjinë e secilit kundërshtar”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Dita vendimtare, ishte dita e premte, kur edhe kishte arritur që të merrte informatat e plota për secilin kundër-kandidat. Më saktësisht, vetëm pak orë para mbajtjes së Kuvendit, gjegjësisht të premten në mbrëmje, Isa Mustafa arrin që përfundimisht t’i eliminoj nga gara kundërkandidatët. Duke e ditur për marrëveshjen “sekrete” Haziri- Veliu, Isa Mustafa u thotë shumë qartë: “Nëse s’kemi marrëveshje, atëherë unë e mbështes Vjosa Osmanin”.

Ky kërcënim i Isa Mustafës në njërën anë, dhe në anën tjetër, ‘nxitja’ që i bëri tre kryetarëve të degëve, Gazmend Muhaxheri, Imri Ahmeti e Muharrem Svarqa, të dalin kundër Veliut, dha efekt. “Pas kësaj taktike të Mustafës, dorëzohen Lutfi Haziri e Agim Veliu”, thonë burime të Gazetës Blic.

Ekskluzive: Këta tre kryetarë degësh dalin kategorikisht kundër Agim Veliut: Veç ky person të jetë kryetar i LDK-së

Si e “menaxhoi” Isa Mustafa, Vjosa Osmanin

Femra më e votuar në LDK, Vjosa Osmani përkundër që kishte paralajmëruar se do të kandidoj për kryetare të partisë, ajo ne fund u tërhoq. Madje, u pa e lumtur me Isa Mustafën, menjëherë pas përfundimit të Kuvendit të IX zgjedhor të partisë.

Gazeta Blic nga burime të saja, ka marrë vesh se Isa Mustafa e ka afruar Vjosa Osmanin, duke e paralajmëruar se nëse në krye të LDK-së vjen Agim Veliu, atëherë pozicioni i saj do të rrezikohet.

Isa Mustafa e ka paralajmëruar Vjosa Osmanin se nëse ai i humb zgjedhjet, dhe nëse realizohet marrëveshja sekrete Agim Veliu- Lutfi Haziri, atëherë do të rrezikohet pozicioni i saj”, tha ky burim.

Skenarët për liderin e ri të LDK-së || Isa Mustafa “prish” planin: Agim Veliu kryetar, Lutfi Haziri kryeministër. 5 kandidatë mbesin në “lojë”

Fatmir Sejdiu nuk u dorëzua, por nuk e kaloi pragun

Fatmir Sjediu, dikur president i Kosovës dhe kryetar i LDK-së i kishte hyrë seriozisht gatës për kryetar partie.

Përkundër që nuk u dorëzua, ai nuk arriti që t’i marrë 50+1 % të delegatëve për ta konfirmuar kandidaturën, duke marrë vetëm 78 vota nga 355 delegatë, sa ka gjithsejtë Kuvendi Zgjedhor.

Sejdiu kishte kërkuar që të ndyshohet ky rregull statutor, por që nuk e miratoi Kuvendi.

 

LAJMI I FUNDIT: Fatmir Sejdiu eliminohet nga gara për kryetar të LDK-së, ja sa vota i mori

Gjunjëzimi i “Grupit Vela” përballë Isa Mustafës – Drejt humbjes edhe të Kandidatit për Kryeministër

Dy nga njerëzit më të fuqishëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri e Agim Veliu, me mbështetje edhe të Lutfi Zharkut, tashmë të njohur edhe si “Grupi Vela”, sot u dorëzuan përfundimisht përballë Isa Mustafës. Edhe pse për muaj të tërë ishin përgatitur për ta marrë timonin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës i janë dashur vetëm pak ditë për t’i mposhtur.

Taktika e Isa Mustafës, dhe lëvizja përmes kryetarëve të disa degëve, sidomos me mbështetjen e Gazmend Muhaxherit të Pejës, Imri Ahmetit të Lipjanit dhe Muharrem Sfarqës të Ferizajit, ua prishi krejt kalkulimet “Grupit Vela”.

Gazeta Blic ka marrë vesh se përkundër “Grupi Vela” kishin marrëveshje, ku kryetari i Podujevës- Agim Veliu do të zgjidhej kryetar partie e kryetari i Gjilanit- Lutfi Haziri do të ishte kandidat për kryeministër, presioni nga Muhaxheri, Sfarqa e Ahmeti, ka bërë që ata të tërhiqen.

“Haziri, Veliu e Zharku pretendonin se kishin 209 vota, ata ditën e premte kishin frikë që të garonin dhe janë tërhequr, duke i hapur kështu rrugë Isa Mustafës”, tha ky burim i Gazetës Blic. Ndërkohë, sipas këtyre burimeve përkundër që “Grupi Vela” mendojnë që kanë marrëveshje me Isa Mustafën, dhe do ta kenë kandidatin për kryeministër, megjithatë ende nuk kanë asgjë të sigurtë.

“Ende nuk dihet asgjë. Edhe pse është përfolur se Lutfi Haziri mund të jetë kandidat për kryeministër, ende nuk ka asgjë të sigurt. Isa Mustafa, mund të bëjë kompromis ta ri për emrin e kandidatit për kryeministër”, tha ky burim. Edhe pse “Grupi Vela” janë të bindur se Haziri do të jetë kandidati për kryeministër, burimet e Gazetës thonë se si emër po përfolet edhe Vjosa Osmani.

“Isa Mustafa do ta shfrytëzojë frymën brenda partisë për Vjosa Osmanin, për ta nxjerr nga loja Lutfi Hazirin”, tha ky burim.

Në anën tjetër kryetari i rizgjedhur i LDK-së Isa Mustafa, pas përfundimit të Kuvendit zgjedhor tha se nuk ka nuk ka pasur vullnetin të kandidojë vetë, por ka dëgjuar vullnetin e shumicës.

“Ku kemi biseduar me bashkëpunëtorë kemi thënë se çdonjëri ka dëshirë që të garojë. Askush askujt nuk i ka thënë që të tërhiqet nga procesi. Nuk ka qenë vullnet i imi që ta marrë këtë rol por të tjerët kanë kërkuar dhe ma kanë besuar dhe unë e vlerësoj besimin e tyre”, ka deklaru Mustafa.

Ndërkaq numri dy i LDK-së Lutfi Haziri, i përfolur si kandidat i mundshëm i LDK-së për kryeministër si pjesë e marrëveshjes politike të arritur brenda kësaj partie, por Lutfi Haziri nuk ka dashur të komentojë këtë gjë.

“Prej sot e tutje, LDK-ja del me politika përgatitore për t’u përballë me zgjedhjet e jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

/ © GazetaBlic /

08/16/2019 16:19

Mustafa tha se Bulliqi i ka borxh Kosovës ta kthej Kullën e Çakorrin: Vjen reagimi i ish- deputetit të LDK-së