Sporti

Portieri i Vllaznisë, në plazhin e Durrësit, i’a shpëton jetën pushueses nga Kosova

08/03/2019 14:11
nga:M K

Vazhdimisht po ka probleme në vendet bregdetare të Shqipërisë.

Kjo verë u shoqërua shpesh me lëndime dhe rreziqe për jetë, sidomos të pushuesve nga Kosova, që sipas rojeve bregdetare në Shqipëri, notin nuk e kanë si pikë të fortë, shkruan GazetaBlic.

Kujtojmë se një numër i pushuesve nga Kosova edhe kanë humbur jetën në plazhet shqiptare, por nuk duhet mohuar se ka raste kur edhe disa prej tyre janë shpëtuar, qoftë nga rojet, qoftë nga të pranishmit aty.

Sot ndërkaq, ka ndodhur një rast heroik, ku portieri i Vllaznisë së Shkodrës, Eldi Hasani, i ka shpëtuar jetën një pushueseje nga Kosova.

Qytetarët nga vendi i ngjarjes e kanë konfirmuar këtë, duke e vlerësuar lartë gjestin e gardianit të ekipit shkodran.

/GazetaBlic/

12/13/2019 21:31

E thotë Ramush Haradinaj: U munduan të më shantazhojnë mua e Kosovën, ua dhash fytyrës