Lajme

Populli po i pret, por LDK dhe VV nuk e dinë se kur do të takohen?!

12/08/2019 18:42
nga:Y I

Takimi i një jave më parë ndërmjet liderit të VV-së Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Isa Mustafa nuk solli arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje.

Ishte çështja e presidentit dhe ndarja e posteve ministrore pikat kyqe që bëmë të dështonte dhe ai takim.

Ndërsa sa i përket takimit të radhës ndërmjet këtyre dy partive, një gjë e tillë nuk dihet se kur do të ndodhë.

I pyetur nga “Gazeta Blic” , zëdhënësi për media i Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka ka theksuar se deri tani nuk është caktuar asnjë takim.

“Nuk ka diçka te caktuar ende sa i përket takimit mes dy partive “ ka thënë shkurt Manxhuka.

Edhe anëtari i kryesisë së LDK-së Lutfi Zharku në një bisedë të shkurtë për “Gazeta Blic” ka deklaruar se nuk ka informacione se kur mund të ndodhë ky takim.

“Nuk kam informacione” ka thënë shkurt Zharku.

Megjithëse nga lideri i VV-së Albin Kurti ishte deklaruar se pas çertifikimit të rezultatit zgjedhor do të arrihej marrëveshja për bashkëqeverisje një gjë e tillë nuk ndodhi.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 6 tetorit LVV arriti të marrë 29 mandate ndërsa LDK 28 mandate deputetësh.

/Gazeta Blic/

Albin Kurti kthehet në Prishtinë- Kur pritet të mbahet takimi i radhës LVV-LDK?