Sporti

Policia vjen me një njoftim të rëndësishëm para ndeshjes ‘Kosovë – Çeki’

09/06/2019 16:45
nga:M K

Kosova nesër e zhvillon njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme në kuadër të ciklit kualifikues.

Kombëtarja “verdhë e kaltër” e pret Çekinë në “Fadil Vokrri” me të vetmin synim, fitoren, shkruan GazetaBlic.

Ndërkaq, para ndeshjes, Policia e Kosovës ka ardhur me një njoftim të rëndësishëm, për të konfirmuar se cilat rrugë do të jenë të lira për qarkullim.

Njoftim për bllokim rrugësh

Prishtinë, 06 shtator 2019 – Ju njoftojmë se pas pranimit të kërkesës nga Federata e Futbollit të Kosovës, për ndeshjen e futbollit , e cila do të zhvillohet nesër, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Drejtoria Rajonale e Policisë –Prishtinë, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura policore për të ofruar siguri për të gjithë pjesëmarrësit si dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër, me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik si dhe një ambient i qetë dhe i sigurt.

Policia e Kosovës për të evituar bllokadat në rrugë, kolonat e gjata të automjeteve, për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, do të veproj në të gjitha rrugët të cilat lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, duke formuar pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve, si dhe vendosjen e rregullit përgjatë atyre rrugëve.

Në këtë kontekst, policia nesër ( me datën 07.09.2019) prej orës 08:00 deri në përfundim të planit operativ për ndeshjen, do të ndërpres qarkullimin dhe ndaloj parkimin e të gjitha automjeteve në rrugët:

• Enver Zymberi dhe
• Rinia.

Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre drejt stadiumit të qytetit me vetura.

Me respekt.:

Zyra për marrëdhënie me publikun & media
Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë.

/GazetaBlic/

09/21/2019 17:36

Kosova U15 bindëse edhe kundër Estonisë