Lajme

Policia jep detaje për rastin në Ferizaj ku babai plagosi djalin e tij – “I dyshuari është arrestuar – motivet ishin mosmarrëveshjet”

04/16/2019 09:10
nga:A. R.

Babai i cili plagosi sot në orët e para të mëngjesit, djalin e tij, është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar për Gazetën Blic, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.

Ai ka treguar se ngjarja ka ndodhur në fshatin Jezercë të Ferizajt, teksa ka thënë se me të arritur Policia, ka bërë arrestimin e të dyshuarit.

I plagosuri është 23 vjeçar, teksa është plagosur në këmbën e djathtë.

“Pas një mosmarrëveshje mes babit dhe djalit të tij është përdorë një armë zjarri ku babai ka plagosur djalin 23 vjeçar në këmbën e djathtë. Viktima është jashtë rrezikut për jetë ndërsa i dyshuari është arrestuar”.

Zëdhënësi Gashi ka shtuar se hetime janë duke u zhvilluar rreth rastit./Gazeta Blic