Sporti

Pogba viziton Qaben për muajin e shenjtë të Ramazan

05/16/2019 09:31
nga:Lorik J

Ylli i Manchester United, Paul Pogba, ka bërë një vizitë në Mekë, gjatë muajit të Ramazanit.

26-vjeçari hyri në një pelegrinazh në qytetin më të shenjtë të Islamit në Arabinë Saudite pas përfundimit të sezonit në Premieligë.

Kjo nuk është vizita e parë e francezit, pasi e ka bërë udhëtimin edhe në fund të dy sezoneve të fundit.

Ai shpërndau disa foto nga vizita e tij në rrjetin social Instagram, së bashku me përshrkimin: “Mos i harroni kurrë gjërat e rëndësishme në jetë”.

Francezi shpreson se udhëtimi do ta kthejë me më shumë vetëbesim, pas një sezoni zhgënjyes në Old Trafford.

Mesfushori i talentuar flitet se nga sezoni i ardhshëm do ta vesh fanellën e Realit, megjithatë ende nuk ka ndonjë marrëveshje të arritur.