Cult

Poezia e Kujtim Paçakut: Më varrosni në këmbë

04/08/2019 19:38
nga:L H

Kujtim Paçaku, ish- deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët rome që ndryshe njihej edhe si poet që shkruante me ndjeshmëri të madhe për jetën dhe dashurinë rome në Kosovë, përmes një poezie kishte shprehur edhe dëshirën e tij të fundit për shkuarjen në botën tjetër.

Ai, përmes poezisë la edhe një amanet. Kërkoi që ta varrosin në këmbë.

Kjo është poezia si testament që la pas vetes Paçaku.

Testament

Kur të vie ajo ditë
E fundit, në tepihun e jetës sime
Ju lus:
Së paku atje të qëndroj
VERTIKALISHT
Meqë gjithë jetën
S`më lanë se s`më lanë të ngrihem në këmbë!