Cult

Pjesë problematike nga romani “Psycho” i Ilir Muharremit

03/12/2018 17:18
nga:Gazeta Blic
  • Thelbin e dija veç unë, nuk isha asgjë, isha i dhimbshëm, nuk ia vlente të kapeshin pas meje dhe jeta ime pak e njihte lumturinë. Në fillim nguliteshin, pastaj bëhej vonë të më braktisnin. Arsyet e thelbit i mbaja sekret, sepse më pëlqente të flija me misteret e tyre. Unë u besoja gënjeshtrave të mia, bëhej pjesë e rolit tim. Femrat e ndjeshme mundoheshin të më kuptonin, por dështonin. Disa të tjera vërenin se respektoja lojën, ato qenë të padurueshme, menjëherë kalonin në çastet reale të jetës. Unë fitoja gjithmonë, sepse përveçqë i dëshiroja kënaqja veten time, ngaqë u besoja fuqisë sime dhe arritjeve.

 

  • Nuk pi me masë, këtë e vëreni. S’jam sikur disa hipokritë që kanë dëshirë të pinë a e kanë turp, mburren më të ngrënit dhe të pirit me masë, ata pinë fshehurazi duke mbajt rakinë larg syve të botës. Ata që pinë vetëm ujë ose lëngje kanë sekrete shumë që iu fshehin njerëzve të tjerë. Ja çfarë më ndodhi në një ekspozitë ku qenë të mbledhur disa injorantë që u tubuan para një tabloje të llakosur sikur të ishte “nuse”. Nuk ishte që mua nuk më tërhoqi, por unë vërejta ca personazhe, insekte mikroskopike, nuk u ndala vetëm me kaq, hulumtova për autorin dhe jetën e tij. Zbulova se autori çdo mëngjes pinte qumësht, drekonte me lëng frutash, prapë para gjumit pinte qumësht. Vërtetë qe një anti -art. A po jo zonjë?

 

  • E keni vërejt, nga gjithë shtete e Evropës, Kosova ngjanë si ferr, natyrisht e populluar me ëndrra të këqija. Kur vijmë nga jashtë, ndërsa endemi nëpër Kosovë, jeta, pra krimet e milionerëve, bëhen të dendura. Ah këta rrathë të ferrit! Disi më duket që e kam vështirë të ju rendis në muhabetin tim, kam dëshirë të rrëfehem zonjë. Pasi ju po i kuptoni këto, pse ne jemi qendra e të gjithëve edhe pse ndodhemi si në skaj, zotëri? Duhet të jesh i ndjeshëm t’i kuptosh këto fenomene zonjë. Këta pallues të femrave të reja nuk mund të shkojnë më tej. Të gjithë ata që erdhën nga skajet e botës janë pallues të shfrenuar. Të mpirë, ata vijnë të kërkojnë ndonjë zonjë, ta pallojnë mirë e lirë, por unë i pres aty.

 

  • Mbaja ereksionin, por i mbyllja sytë dhe përhumbesha në përqafimin e saj. Rrushi nuk hynte se nuk hynte. “Seksi nuk është gjithçka në jetën e njeriut”, thash në vete. Vazhdonin të putheshim, por puthjet ishin të ngadalshme dhe të gjata. Buzët i kishte të freskëta. Duart e mia bridhnin në hapësirën e trupit të saj, ajo hapësirë qe e pa sosur. Bënim shumë nxehje. Fillova t’i kërcej sipër, rrushi rrinte dru, ishte vërtetë e hatashme, largoj me gishtërinjtë brekët dhe afroj rrushin….